Osmani e gatshme të debatoj me Mustafën: Ai më njeh, padrejtësitë nuk i duroj

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se është e gatshme të debatoj me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, pas zhvillimeve të fundit në këtë parti.
Osmani ka thënë se nuk merret me qëndrimet e tij, por nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj punë ajo nuk përton, pasi që Mustafa e njeh shumë mirë dhe sipas saj ai e din se nuk i duron padrejtësitë, shkruan Indeksonline.
Ajo ka thënë se gjërat që i thotë Mustafa për të janë tepër të ulëta, madje nuk e kupton se si njerëzit përreth tij nuk i thonë se është një absurditet që askush nuk do të ja falë.
“Nuk dua të ndalem më shumë te kjo përplasja e fundit. Nuk jam marrë fare me qëndrimet e tij. Ajo që e tha së fundmi është teper e ulët, nuk e kuptoj si njerëzit përreth tij nuk i thonë se është një absurditet që askush nuk do të ja falë”.
“Nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj pune unë nuk përtoj. Ai më njeh shumë gjatë dhe e di se padrejtësitë nuk i duroj. Absolutisht në cilëndo kohë dhe në cilindo moment, në cilëndo media nga cilido moderator jam e gatshme të debatoj”, u shpreh Osmani në Syri Tv.