75 Mall Live Search
08:31 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rikthehet Superliga e Kosovës, java e 6-të fillon me ndeshjen, Arbëria-Ballkani

Pas pauzës dy javëshe, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion.

 Java e 6-të e Superligës fillon me ndeshjen tejet interesante, Arbëria-Ballkani, transmeton Indeksonline.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Arbëria për momentin është në pozitën e 3-të me 8 pikë, kurse Ballkani gjendet në pozitën e parë me 13 pikë./Indeksonline/