“Zenel Hajdini”, një shkollë tjetër e kryeqytetit në të cilën mësimdhënësit rezultuan negativë

Derisa një ditë më parë mësimdhënësve të shkollës “Asim Vokshi”, në Prishtinë, iu konfirmua se kanë dalë negativë në testin për Covid-19, pasi më parë kishte pasur të infektuar nga ky virus në këtë shkollë, testit iu nënshtruan edhe mësidhënësit e shkollës “Zenel Hajdini”, në lagjen e njëjtë, atë “Kodra e Trimave”.
Njëjtë sikurse kolegët e tyre, siç mëson IndeksOnline, edhe këta të fundit kanë rezultuar negativë. Atyre gjatë mëngjesit të sotëm u është kumtuar lajmi i mirë, se nuk janë të prekur me Covid dhe rrjedhimisht procesi mësimor do të vazhdojë të mbahet si deri tani, në shkollë.
Ndërsa shkolla “Faik Konica” për dy javë rresht ishte mbyllur për shkak të rasteve të paraqitura në këtë shkollë, derisa raste të tjera janë paraqitur edhe në shkollën “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet.
Janë saktësisht 4 punëtore të kësaj shkolle që janë prekur nga Covidi-19 e që më pas kanë ndikuar që nga 12 tetori mësimi në këtë shkollë të kalonte në sistemin online.
Po ashtu është edhe një klasë në gjimnazin “Sami Frashëri”, që ka kaluar në sistemin online, pasi që një nxënës i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirusin./IndeksOnline/