75 Mall Live Search
10:11 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Klopp e “frikëson” Evertonin: Humbja nga Aston Villa na ka forcuar më shumë

Tekniku I Liverpoolit Jurgen Klopp disa orë para ndeshjes me Evertonin ka folur edhe për takimin me Aston Villën, që “the Reds” e humbën me rezultat të thellë në 2:7.

Por, Klopp thotë se pas gjithë atyre sukseseve, humbja nga Aston Villa do të jetë mësim për ta, shkruan IndeksOnline

“Ndoshta pas gjithë gjërave pozitive që na ndodhën, ishte e nevojshme të kishim një befasi nga Aston Villa që të kthehemi më të fortë”.

“Kjo është mënyra se si unë e marr atë,” tha ai. “Nuk ka asnjë arsye tjetër pse 7-2 duhet të jetë e mirë”, tha ai.