75 Mall Live Search
15:41 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kendall Jenner plotë shkëlqim, poza joshëse për markën franceze të veshjeve

Ajo u bashkua me Kaia Gerber, Laura Dern dhe Barbie Ferreira në një fushatë të listës A të modeleve.

Dhe Kendall Jenner ndau më shumë fotografi duke modeluar një fustan të tejdukshëm nga koleksioni i fundit i Givenchy në Instagram, transmeton Indeksonline.

24-vjeçarja pozoj me fustanin joshës në një fotosesion e realizuar në një shtëpi.

Ylli i Keeping Up With the Kardashians u pa në një fustan të zbukuruar me detaje me shkëlqim, por ende mjaft i qartë për të zbuluar çizmet  e gjata dhe sytjenat me të njëjtën ngjyrë.

Dorezat e gjata të bardha të operës ishin gjithashtu të zbukuruara me shkëlqim, teksa mbante një zinxhir të trashë argjendi rreth qafës së saj. 

Në fotot e postuara në Instastory e saj në Instagram etiketoi shtëpinë franceze të modës dhe Drejtorin Kreativ, Matthew Williams. 

Më herët gjatë ditës, edhe yje të tjerë gjithashtu ndanë fotografitë e tyre në koleksionin e fundit të markës./Indeksonline/