Asamblistja e VV-së thotë se janë të tepërta reklamat e sponzorizuara nga komuniteti LGBT, ku një vajzë i propozon vajzës tjetër martesë

Leonora Shabani-Bajraktari, asambliste e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se nuk është kundër komunitetit LGBT, por sipas saj reklamat në televizion, të sponzoruar nga ta, ku një vajzë i propozon vajzës tjetër martesë, është e tepërt.
Shabani-Bajraktari përmes një postimi në Facebook tha se komuniteti LGBT mbrohet edhe me kushtetutë dhe nuk është kundër tyre, pasi që ky komunitet është i përfshirë edhe në shoqërinë tonë.
Por ka dicka që i duket e tepërt asaj. Bëhet fjalë për reklamat në TV, të sponzorizuar nga komuniteti LGBT, ku një vajzë i propozon vajzës tjetër martesë.
“Kemi pas çasje cdo herë në TV-t ndërkombëtare asnjëherë nuk ma ka kap syni një reklam të tillë”, tha ajo./Indeksonline/