Duro i kënaqur me futbollin kosovar, Trepça ’89 “fajtor” për barazimin

Klodian Duro ka debutuar me barazim në stolin e Feronikelit, duke marrë një pikë në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89.
Duro theksoi që është shumë i kënaqur me atë që ka gjetur në Kosovë.
“Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në futbollin kosovar. Ne sot kërkonim vetëm fitore që të kthenim atmosferën pozitive dhe besimin në skuadër. Jam shumë i kënaqur me shpirtin luftarak që tregoi skuadra”, deklaroi Duro për Art Sport.
“Ne i patëm mundësitë tona për ta fituar ndeshjen dhe normalisht që krijuam edhe hapësira prapa, që kundërshtari i shfrytëzoi”.
“89-shi pati disa raste dhe meritojnë komplimente sepse për asnjë moment nuk u shpërbë dhe qëndroi shumë mirë taktikisht”.
“Unë e kam gjetur ekipin në gjendje shumë të mirë fizike. Sigurisht, do të punojmë që të përmirësohemi edhe më shumë”, shtoi Duro.