Ministri Veliu do të bëjë hapjen zyrtare të muajit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Ceremonia do të mbahet nesër me 19.10.2020, në ora 10:00, në sallën P38 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë: ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe krerët më të lartë Shtetëror si Presidenti, Kryeministri dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.