Vetëm dy skuadra me të gjitha fitore në Evropë këtë sezon

Janë luajtur javët e katërta të pesta e të gjashta në top ligat evropiane.
Tashmë kanë filluar skuadrat të ndahen në renditje dhe të shohin veten në këtë fillim sezon.
Deri në tani vetëm dy skuadra kanë bilanc 100% fitore, shkruan Indeksonline.
Në Premierligë, Aston Villa nga katër ndeshje të zhvilluara të gjitha i ka fitore.
Ata madje kanë mposhtur skuadra të mëdha si Liverpooli dhe Leicesteri.
Në një formë të njëjte është edhe Milani që në katër ndeshjet e para të gjitha i ka fitore.
Këto shifra, rosonerët i arrijnë për herë të parë nga sezoni 1994/95 kur në krye të klubit ishte Capello. /IndeksOnline/