E lëndoi Van Dijkun, Federata angleze vendos për Pickfordin

Jordan Pickfordi është shkaktari kryesor që Virgil Van Dijku do të operohet dhe do të mungojë të paktën gjashtë muaj.
Portieri i Evertonit bëri një ndërhyrje “për karton të kuq”, por nuk u ndëshkua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Federata angleze e Futbollit e ka konsideruar si të paqëllimtë ndërhyrjen dhe Jordan Pickfordi nuk do të dënohet.
Nga ana tjetër Van Dijku pritet të operohet së shpejti pasi i ka lënduar ligamentet e gjurit. /IndeksOnline/
