75 Mall Live Search
13:38 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nisin takimet për Ujmanin, delegacioni amerikan pritet nga kryeministri Hoti

Përfaqësues nga Departamenti amerikan i Energjisë janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, pak javë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada amerikane në Prishtinë lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

Në njoftim thuhet se delegacioni ndërinstitucional u takua me Hotin për të diskutuar lidhur me marrëveshjen dhe mbështetjen e SHBA-së si edhe për hapat e ardhshëm për një studim të fizibilitetit të menaxhimit të burimeve në Liqenin e Ujmanit.