Deputeti i AAK-së për taksën e Prishtinës: Populli s’i duron këto përralla, fukarallëku është në kulm!

Taksa prej 10 eurosh, që pritet të vendosë Komuna e Prishtinës për ata që hyjnë në kryeqytet, po komentohet tej mase, shkruan Indeksonline.
E hiç mirë s’është pritur as nga politikanët.
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka shkruar një postim në llogarinë FB derisa ka thënë se vendi ynë s’është eksperiment e populli s’mund t’i durojë këto përralla.
Ky është postimi i Sylës:
Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së jetesës së tyre, e kanë gabim.
Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha.
Vendi ynë nuk është eksperiment.
Populli nuk mund t’i durojë këto përralla.
Edhe ashtu, fukarallëku është në kulm.
Nuk ua kemi borxh këto.