75 Mall Live Search
14:14 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

MEA ia dhuron Policisë së Kosovës një veturë të blinduar

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Fatos Qerimi ia ka dorëzuar sot një veturë të blinduar Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

Në ceremonisë e dhurimit të veturës “Mercedes G”, Qerimi u shpreh i lumtur që në emër të MEA-s po ia dhuron Policisë së Kosovës këtë veturë, ndërsa uroi që kjo të përdorët vetëm për raste të mira.

Major Bekim Bislimi, shef i Njësisë Operative të Policisë në Mitrovicë, u shpreh i lumtur për pranimin e kësaj dhurate, i cili tha se angazhimi i tyre është i rëndësishëm dhe se kjo veturë, do të ketë një rëndësi të madhe për kryerjen e detyrave operative.

Shefi i operativës së ROSU-së në Mitrovicë, Fatmir Balaj, e njoftoi ekipin e MEA-s për rëndësinë dhe punën e palodhshme që kryen kjo njësi në ruajtjen e rendit në Republikën e Kosovës.