75 Mall Live Search
14:17 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

Ministria e quan Fake News, ardhjen e mjekëve, nga Serbia: Përhapja e urrejtjes, është e papranueshme!

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate shtypi, ka hedhur poshtë dezinformatat që implikojnë sipas tyre ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në lajmet e rreme (fake news), rreth ardhjes së mjekëve nga Serbia dhe qasjen e papranueshme ndaj diasporës, të promovuara në disa ueb faqe.

Ky është reagimi:

Angazhimi i ministrit, Ministrisë së Shëndetësisë, institucioneve dhe qytetarëve kundër virusit është i vazhdueshëm.

Përhapja e urrejtjes, panikut dhe lajmeve të rreme (fake news), është e dënueshme. Lajmet e rreme, në kohë pandemie krijojnë huti, dezinformim dhe urrejtje, prandaj, MSH-ja ka denoncuar pranë organeve të ndjekjes veprimet e tilla dhe pret që autorët të dalin para organeve të drejtësisë.

Njëherësh, MSH-ja i fton qytetarët që të mos bien pre e ueb faqeve dhe portaleve që përhapin urrejtje, panik dhe dezinformata si dhe të kenë besim në institucionet e Republikës së Kosovës që në kohë pandemie me unitet të plotë, janë në krye të detyrës dhe përgjegjësive.