75 Mall Live Search
11:13 / E Premte, 23 Tetor 2020 / k.v

Prishtinë: E rrahin me shufra metalike, i shkaktojnë lëndime

Një person ka raportuar në polici se tre të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht me shufra metalike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur  të enjten rreth orës 10:00, në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Viktimës i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit./IndeksOnline/