75 Mall Live Search
12:18 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Rasti “Z-Moblile”, apeli e konsideron të ligjshëm përmbarimin e 25 milionë eurove, nga “Telekomi”

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore Prishtinë, dhe ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimin e borxhit milionësh nga “Telekomi i Kosovës”.

Aktvendimi thotë se refuzohet si e pathemeltë ankesa e të autorizuarit të debitorit “Telekomi i Kosovës”, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i 06.07.2020, vërtetohet.

No description available.
No description available.

“Nga shkresat e lëndës rrjedh se kreditori nëpërmjet të autorizuarit të tij, ka paraqitur propozim për përmbarim ndaj debitorit në bazë të dokumenteti përmbarues- Vendimit pëfundimtar të arbitrazhit, i njohur dhe i shpallur i ekzekutueshëm nga Gjtkata Themelore në Prishtinë”, thuhet në aktvendimin e Apelit i nxjerrë më 22 tetor, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Me tej thuhet se “përmbaruesi ka lejuar përmbarimin me urdhërin e 15.07.2019, ndaj të cili urdhër i autorizuari i debitorit ka paraqitur prapësim më 18.07.2019, ndërsa i autorizuari i krideitorit ka paraqitur përgjigje në prapësim më 24.07.2019”, thotë aktvendimi.

No description available.
No description available.

Duke parë këto prova Apeli e konsideron të ligjshëm përmbarimin e 25 milionë eurove nga “Telekomi”.

“Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, në bazë të provave të cilat gjenden në shkresat e lëndës, ka marrë aktvendim të drejtë dhe të bazuar në dispozitat ligjore, ai është i kuptueshëm dhe i qartë, prandaj vendimin e gjykatës lidhur me këtë çështje e pranon edhe Gjykata e Apelit”, thuhet në aktvendimin e Apelit të nxjerrë më 22 tetor, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi.

No description available.

Ndërmarrjes publike, “Telekomi i Kosovës”, i ishin bllokuar llogaritë më 15 korrik nga përmbaruesi privat si pasojë e borxhit prej rreth 25 milionë eurosh nga kompania “Dardafone” (Z Mobile) që kishte fituar gjykimin në arbitrazh, për rastin me “Z-Mobile”.

Vendimi për bllokim kishte ardhur pasi Gjykata Themelore Prishtinë ia njohu të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh, duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga “Telekomi i Kosovës”.

Pas bllokimit të llogarive, më 31 korrik kishte ndodhur një takim ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti, kryetarit të Bordit të drejtoreve të “Telekomit”, Mehmet Berisha, ministrit të Zhvillimit Ekonimik, Blerim Kuqi dhe ishte arritur marrëveshje që të zbllokoheshin të gjitha llogarite bankare të “Telekomit”.

Në atë takim palët ishin dakorduar që të bëhet pagesa e borxhit ndaj “Dardafon.net”, më së largu deri më 30.10.2020.

Sipas asaj që ishin pajtuar palët, në rast të mosrespektimit të marrëveshjes, llogaritë bankare të “Telekomit”, do të bllokoheshin përsëri dhe përmbaruesi do të zbatonte të gjitha procedura e Ligjit për procedurën përmbarimore.

Kontesti midis “Telekomit të Kosovës” dhe kompanisë “Dardafon.net”, ka të bëjë me marrëveshjen e vitit 2009, sipas së cilës “Z mobile” do të ishte operator i telefonisë mobile “Vala” me mbi 200 mijë numra.

“Dardafon.net” më vonë kishte kërkuar numra shtesë dhe ofrimin e shërbimeve 3G dhe 4G. por që kërkesa e tyre ishte refuzuar nga ndërmarrja publike.

Mospajtimet midis tyre përfunduan në Arbitrazh.

Tribunali i Arbitrazhit, në dhjetor 2016 kishte vendosur në favor të “Dardafonit”, duke e obliguar “Telekomin”, që t’i paguante rreth 30 milionë euro gjobë në emër të shpërblimit të dëmit.