Distria Krasniqi nderon Kosovën, e para në renditjen e përgjithshme
Distria Krasniqi ka fituar Medaljen e Artë në Grand Slamin e Budapestit në kategorinë deri në 48 kilogramë pasi mposhti argjentinasen, Paula Pareto.
Me këtë triumf, përveç medaljes dhe 1.000 pikëve olimpike, xhudistja kosovare ngjitet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
Ajo tashmë është në vendin e parë me 6.765 pikë, duke lënë mbrapa ukrainasen Daria Bilodidin me rreth 500 pikë. /IndeksOnline/