75 Mall Live Search
17:13 / E Martë, 27 Tetor 2020 / Blerim

Restauranti që bllokon sheshin e Prishtinës me tavolina e karrige

Prishtina vazhdon të ketë probleme të shumta. Qytetarët që jetojnë në kryeqytet, por edhe edhe të tjerët që vijnë të kryejnë punë, po hasin në vështirësi të shumta.

Përveç kaosit urbanistik, e atij në trafik, vazhdojnë uzurpimet e shumta, madje edhe në qendër të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Sheshi kryesor, i cili është më i frekuentuari, shpesh shndërrohet në treg, kënd për lojëra të fëmijëve, e së fundmi u bllokua u bë edhe “restaurant”.

Një fotografi e publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, tregon se si një nga restaurantet më të njohura në, ka uzurpuar sheshin duke i vendosur tavolinat me karrige në mes të sheshit, duke pamundësuar kështu edhe lëvizjen e qytetarëve.

Në këtë rast duhej të vepronte Inspektorati i Prishtinës./Indeksonline