75 Mall Live Search
20:48 / E Martë, 27 Tetor 2020 / C E

“Tanket” bavareze shkrijnë akullin rus, Bayerni fiton në Moskë

Bayern Munchen ka vazhduar me fitore në ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kanë mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Leon Goretzka në minutën e 13-të pas një aksioni të ndërtuar nga shokët e tij.

Rezultatin e barazoi Anton Miranchuk në minutën e 70-të me anë të një kundërsulmi të shpejtë.

Golin e fitores për Bayernin e shënoi Joshua Kimmich në minutën e 79-të përmes një gjuajtje shumë të fortë nga jashtë zone.

Me këtë fitore, Bayerni mbanë kreun e tabelës me gjashtë pikë, Lokomotiva dhe Salzburg kanë nga një pikë derisa Atletico në fund pa asnjë pikë. /IndeksOnline/