75 Mall Live Search
23:01 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Ky është moti për ditën e nesërme

Do të mbajë mot kryesisht me vransira, orëve të mëngjesit me kushte për mjegull, ndërsa gjatë ditës edhe intervale me diell. Të enjten gjatë mbrëmjes mund të priten reshje të dobëta shiu, të cilat pushojnë paraditen e së premtes.
Në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira e diell, e ditën e shtunë në mbrëmje sërish mundësi për reshje të dobëta shiu.

Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, me tendencë të rritjes në ditët e ardhshme, që kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

28.10.2020 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 19C, e në vise malore 3C deri 14C. Era do të fryj e lehtë nga lindja dhe verilindja 1-5m/s. Indeksi UV: 3.
29.10.2020 – Kryesisht me vransira, gjatë ditës intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 18C, e në vise malore 3C deri 13C. Era do të fryj e lehtë nga veriperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 3.