75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / k.v

Theret me thikë një person, në Podujevë

Një person është therur me thikë në rrugën “19 qershori”, në Podujevë.

Policia ka njoftuar se viktima i mitur, ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një mjet i mprehtë, thikë.

“Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë dërguar mediave.

Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një i mitur.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar./IndeksOnline/