Prizren: Rrahu e keqtrajtoi 3 fëmijët e saj, arrestohet nga policia

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në cdo raport policor. Ndërsa kur dhuna ushtrohet ndaj fëmijëve, atëherë situata bëhet edhe më e ndjeshme, transmeton IndeksOnline.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prizren, në rrugën “William Walker”, ku një grua ka keqtrajtuar 3 fëmijët e saj të mitur.
Policia bën të ditur se pasi është arrestuar e dyshuara, ajo është liruar ndërsa rasti ka shkuar me procedurë të rregullt.