75 Mall Live Search
10:33 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Hapet procedura disiplinore ndaj Tahir Batatinës, kërcënoi, shau dhe ofendoi Genc Nuzën

Komisioni garave ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Ky i fundit në ndeshjen kundër Feronikelit pas ndeshjes kishte ofenduar, sharë dhe kërcënuar gjyqtarin e ndeshjes, Genc Nuza, transmeton Indeksonline.

Batatina nuk kishte të drejtë të hynte në fushë pas ndeshjes, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Po ashtu, trajneri i Llapit po gjykohet edhe për akuzat që i bëri në deklaratën pas ndeshjes në drejtim të referit, Genc Nuza.

Procedurë disiplinore është hapur edhe kundër ndihmëstrajnerit të Llapit, Burim Zhjeqi  pasi kishte kanosur zyrtarët policorë pas ndeshjes./Indeksonline/

Inicim disiplinor

-ndaj kryetrajnerit të KF Llapi, Tahir Batatina, me ID.nr.001144M77, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi, hyri në fushë edhe pse ishte i ndëshkuar me karton të kuq, ku mësyu në drejtim të referëve te mesi i fushës, duke e kërcënuar, sharë dhe ofenduar referin kryesor të ndeshjes në prezencë të policisë dhe zyrtarëve tjerë të ndeshjes. I njëjti në prononcimin për media, drejtoi akuza dhe deklarata josportive dhe të pabaza ndaj referit Genc Nuza, duke tentuar të kushtëzojë delegimin e Nuzës në ndeshjet që i zhvillon Llapi.

-ndaj ndihmëstrajnerit të KF Llapi, Burim Zhieqi, me ID.nr.015598M87, për sjellje jo sportive dhe kanosje ndaj zyrtarëve policor në detyrë për sigurimin e ndeshjes Feronikeli – Llapi, për çka ishte shoqëruar në stacionin policor në Drenas për procedura.