Java e parë e Superligës së Basketbollit: Kjo është tabela pas xhiros së parë

Dje u zhvillua java e parë e Superligës së Basketbollit të Kosovës në sezonin e ri.
Ndeshja më interesante ishte ajo midis Pejës dhe Prishtinës, që përfundoi me fitoren e “Shqiponjave”, transmeton Indeksonline.
Peja shënoi fitore me rezultat të thellë 107-86. Ndërsa derbi i vjetër midis Bashkimit dhe Trepçës prodhoi dramë. Fitues doli ekipi nga Prizreni me rezultat 73-72.
Të gjitha rezultatet:
Bashkimi-Trepça 73-72
Peja-Prishtina 107-86
Ponter Prizreni-G.E Ylli 77-85
Rahoveci- Vëllaznimi i Gjakovës 88-65
Kurse tabela pas Javës së Parë:
1.Rahoveci 2. Peja 3.Ylli 4.Bashkimi kanë nga 2 pikë, kurse 5.Trepça 6. Ponte Prizreni 7.Sigal Prishtina dhe 8.Vëllaznimi i Gjakovës kanë nga 1 pikë./Indeksonline/