Donnarumma dhe dy futbollistë të Milanit dalin negativ në testin për Covid-19

Skuadra e Milanit e ka konfirmuar se Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge dhe Matteo Gabbia kanë rezultuar negativ në testin e bërë për Covid-19.
Edhe pse të hënë u testuan pozitiv, dje skuadra e Milanit i njoftoi tifozët e saj se futbollistët janë negativ dhe në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan IndeksOnline
Sipas klubit “Kuq e Zi”, futbollistët janë të gatshëm që të stërviten me pjesën tjetër të ekipit, me përjashtim të Gabbia që do t’i nënshtrohet edhe disa testeve të tjera para se të fillojë aktivitetin sportiv.