Dortmundi i pandalshëm në Bundesligë, e mposhtë lehtë Bielfeldin

Skuadra e Dortmund është në super formë këtë sezon në Bundesligë.
Ata kanë mposhtur lehtësisht ekipin e Bielfeld sot me rezultat 0:2, transmeton Indeksonline.
Te dy golat e Dortmund erdhën në pjesën e dytë dhe u shënuan nga Matts Hummels.
Për momentin, Dortmund ka 15 pikë pas 6 ndeshjeve, aq sa ka edhe Bayern Munchen që gjendët në vendin e parë.
Por, kjo tabelë mund të ndryshoj nesër, pasi që Leipzig do të luaj kundër Monchengladbach dhe mund të rikthehet përsëri në krye./Indeksonline/