Aksidenti në rrugën Podujevë-Shajkovc, lëndohen dy persona

Policia Rajonale e Prishtinës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Podujevë-Shajkovc.
Sipas policisë, në këtë aksident lëndime trupore kanë marrë dy persona.
“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Podujevë -Shajkovc. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.
Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut. IndeksOnline ka raportuar pak më parë në lidhje me këtë aksident ku janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/