75 Mall Live Search
21:03 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / Blerim

Zemaj thotë se nga ora 20:00 -21:00 ka pasur grumbullim në lokale, prandaj ndërmorën masa

Në ditët e fundit ka pasur rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19, derisa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo ka detyruar edhe të marrin masa të tjera shtrënguese, në parandalimin e përhapjes së infeksionit, transmeton Indeksonline.

“Gjendje që duhet të jemi të kujdesshëm të rrethuar në rajon me raste të shumta dhe pjesa e brendshme, sidomos qendra, se tani janë vatra dhe menagjimi po kërkon punë dhe kujdes maksimal.

Kemi rritje të infeksionit, nga një situatë e qetë, ky dyjavorësh ka qit në një tjetër situatë, prandaj kemi vënë edhe masa.

Sa i përket valës së parë a dytë, mendoj se deri sa të kemi Covid, jemi në pandemi.

Si Kosovë kemi rrethana ma specfike, një trashëgimi e keqe do thoja në aspektin e shëndetësisë. Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Qeveria e ka pa të arsyeshme që dje t’i përkrah masat e vënë dje.

Kjo situatë ka vënë edhe probleme të tjera, andaj të gjithë të jemi të kujdesshëm, nga virusi askush s’është imun, pavarësisht nivelit institucional e akademik, të gjithë po përballen dhe ky raport tregon që askush s’mund t’i ikë.

Ditëvë të fundit kemi qenë kritik, kem pa edhe në jetën e përditshme qoftë në gastronomi që ka na kanë dhënë masa për veprim, që ta kthejmë në kontrollë të plotë, eventualisht mund të ketë masa të tjera shtrënguese, nëse infeksioni ka rritje”, ka thënë ai.

Zemaj tutje ka folur edhe për vendimin që ka prekur gastronominë, për çka thotë se pronarët edhe vet e kanë pranuar që s’kanë mundur ta kontrollojnë gjendjen.

“Respektimi i masave në lokale, distanca në tavolina e të tjera kanë qenë vështirë të menaxhueshme përkundër kontrolleve të mëdha. Kemi edhe 75 të ri që morën mandat ligjor. Jetojmë dhe shohim edhe jetën urbane, është parapa që grumbullimi ndodhë në orët e vonshme,  apo pas orës 20:00 a 21:00 dhe kjo ka qenë për ne e pakontrollueshme.

Ajo që kemi pa në teren, por kur kemi shku në shumë lokale edhe në prani timen, Policisë, kanë thënë që s’mund t’i ndalojmë njerëzit, edhe pse ka pas edhe ndëshkime.

Ulja e orarit, që mos ta përkufizojmë përnjëherë shërbimet, mbi të gjitha kërkojmë vetëdijësim. Fatkeqësisht po e marr një shembull, në ditët me numrin më të lartë të infeksionit, pamë grumbullim të prindërve me fëmijët e tyre në festën e Halloëeen-it, cili është niveli atëherë?

Kjo ka qenë shqetësuese për mua, edhe pse po shihet që po e dëmtojmë nivelin tjetër të sigurisë. Sot edhe një shpresë, është shtu kanë fillu kadetët e ri, të cilët do të jenë në lokalitete për të kontrolluar masat”./Indeksonline