75 Mall Live Search
21:28 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / Blerim

U rrahën për zgjedhje në Podujevë, njëri zyrtar përfundon në spital

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimet e indeksonline për rrahjen ndërmjet vete të Ekrem Rrahmani, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Xhavit Avdiu, inspektor në këtë komunë.

“Sot  rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në  udhëkryqin e rrugëve Nuhi Gashi –Ilir Kunushevci në Podujevë,  ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave”, ka bërë të ditur për Indeksonline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë rast, i cili është cilësuar si lëndim trupor, një person ka pësuar lëndime trupore.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka theksuar ndër të tjera Ahmeti.