Policia: Ndaj Gazmend Halilajt është hapë rast posedim i paautorizuar i armës

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që ka publikuar më herët indeksonline se avokatit Gazmend Halilaj, në një kontrolle që i është bërë në Pallatin e Drejtësisë, atij i është gjetur një revole e tipit “TT” me 8 fishekë në karikator.
“Sot rreth orës 09:30, në stacionin policor Jugu është hapë një rast Posedim i paautorizuar i armës. Arma i është gjetur dhe sekuestruar në afërsi të Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në veturën e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka konfirmuar për indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.