75 Mall Live Search
12:11 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Ndeshja mes Barcelonës dhe Dynamo Kievit mund të anulohet nëse rezulton edhe një futbollist pozitiv

Ndeshja mes Barcelonës dhe Dynamo Kievit në kuadër të Ligës së Kampionëve mund të anulohet.

Gjatë ditës së djeshme, 9 lojtarë të skuadrës ukrainase rezultuan pozitiv në testet për koronavirus, transmeton Indeksonline.

Klubi nga Ukraina është duke pritur testet tjera sot dhe nëse rezultun vetëm edhe një futbollist pozitiv, atëherë ndeshja do të anulohet.

UEFA mund të aplikoj protokollin dhe ta anuloj ndeshjen.  Për t’u zhvilluar një ndeshjes, sipas rregullave anti koronavirus, atëherë ekipi duhet të ketë së paku 13 lojtarë në listë./Indeksonline/