Nga hero në zero, portieri spanjoll shënon gol në minutën e fundit të ndeshjes, merr gol nga gjysma e fushës pasi fillon loja

Një çmenduri futbollistike ka ndodhur në njërën prej ligave amatore të futbollit spanjoll.
Skuadra e tij po humbte dhe portieri doli në sulm për të kërkuar barazimin, pas një tollovie në zonë ai edhe arriti të shënoj.
Por çmenduria e vërtetë vetëm sa nisi aty, pasi pak çaste më pas erdhi edhe goli i radhës, këtë herë kundërshtarët realizuan për ta fituar ndeshjen me një parabolë nga gjysma e fushës.