Reali fiton në “frymën” e fundit, Interi “fundoset” në tabelë
Real Madrid ka mposhtur Interin me rezultat 3-2 në ndeshjen e javës së tretë të Ligës së Kampionëve.
Reali krijoi epërsi të dyfishtë me golat e Benzema në minutën e 25-të dhe Ramos në minutën e 33-të të ndeshjes.
Interi për një moment u rikthye duke barazuar rezultatin, shkruan Indeksonline.
Lautaro Martinez në minutën e 35-të dhe Perisic në minutën e 68-të shënuan golat për zikaltrit.
Golin e fitores për Realin e shënoi Rodrygo në minutën e 80-të të ndeshjes.
Edhe për kundër fitores, Reali mbetet në vendin e katërt me 4 pikë derisa Interi ështe e fundit me 2 pikë. /IndeksOnline/

