75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / V R

Prishtina dëshiron t’i jap fund krizës me fitore ndaj Arbërisë

Skuadra e Prishtinës bëri ndryshime të mëdha në verë me qëllimin që të mobilizohet për të fituar titullin e kampionit.

Përveç ardhjes së trajnerit Zekirija Ramadani, në ‘Fadil Vokrri” zbarkuan edhe disa futbollistë me eksperiencë kombëtare e ndërkombëtare.

Sabien Lilaj, Gledi Mici, Besnik Krasniqi etj, ishin vetëm disa prej prurjeve të shumta të ‘bardhekaltërve’.

Megjithatë, Prishtina nuk e ka nisur fare mirë sezonin dhe qëndron 14 pikë larg liderit Ballkani.

Nëse shikohet dekada e fundit, ky është fillimi më i dobët i sezonit që ka bërë Prishtina, shkruan Indeksonline.

Pavarësisht kësaj, kryesia i ka dhënë mbështetjen e plotë trajnerit Zekirija Ramadani.

Sot nga ora 13:30 Prishtina zhvillon takimin kundër Arbërisë në ‘Fadil Vokrri’ dhe ka mundësi të mirë të rikthej frymën pozitive në grup me një fitore.

Kujtojmë se kryeqytetasit kanë 3 humbje në 3 ndeshjet e fundit, ndërsa Arbëria ka pikë të barabarta me Prishtinën nga 11.

/Indeksonline/