Arrestohen pesë persona që rrahën policët në Fushë Kosovë

Një përleshje masive ka ndodhur dje në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovës, mes shtatë qytetarëve dhe dy policëve, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë, për këtë janë arrestuar pesë persona, ndërsa dy janë liruar me procedurë të rregullt.
Në bazë të të dhënave kjo përleshi nisi që nga shqiptimi i një tiketë kundërvajtje ku shtatë personat kosovarë sulmuan policët.
IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së djeshme ekskluzivisht për këtë rast.
“Rr. Pejës, Fushë Kosovë 03.11.2020-14:45. Është raportuar se dy zyrtarët policor derisa ka qenë duke shqiptuar një tiketë kundërvajtje, janë sulmua fizikisht nga shtatë të dyshuar meshkuj Kos. Raportohet se njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve. Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët dhe tre të dyshuar. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit pesë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./IndeksOnline/