Zekirija Ramadani: Jam i kënaqur për pikët, boll kemi luajtur ndeshje të bukura

Prishtina u rikthye tek fitoret pas tre humbjeve radhazi.
Skuadra nga kryeqyteti triumfoi 1-0 falë një penalltie të realizuar në gol nga Gavazaj.
Trajneri Zekirija Ramadani u prononcua për ArtSport2 pas ndeshjes teksa u shpreh i lumtur me pikët, por jo edhe me lojën.
“Nëse jemi të sinqertë sduhet të jemi të kënaqur nga ndeshja por nga pikët”
“Javëve të fundit kemi luajtur shumë herë mirë, por nuk kemi arritur të fitojmë pikë e sot ndodhi e kundërta”
“Pas këtyre tre humbjeve, kjo ka qenë një ndeshje e vështirë, por në fund objektivi u arrit”
“Nuk dua ta komentoj ndeshjen, boll kemi luajtur ndeshje të bukura dhe nuk kemi marrë pikë. Jam shumë i kënaqur me pikët dhe shpirtin luftarak”- përfundoi Ramadani.
Prishtina në takimin tjetër do të luaj kundër Dritës.