75 Mall Live Search
16:25 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Idrizi: Kishim një kundërshtar të fortë, u përballëm me kampionin aktual

Ka përfunduar takimi ndërmjet Trepçës’89 dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 11’të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita e fitoi këtë takim me rezultat final në 0:1, në stadiumin “Riza Lushta”, shkruan IndeksOnline

Pas këtij takim foli edhe trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi, ku tha se kishin një kundërshtar të fortë para vetit, pra kampionin aktual të Superligë.


“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi që përballë kishim kampionin aktual. Nga një gabim i vetëm pësuam dhe është hera e dytë që pikërisht ndaj Dritës po na përsëritet ky gabim. Vetëm goli na mungoi, pasi qe e dominuam Dritën. Jam i kënaqur nga 11 xhirot që kemi kaluar, me ecurinë e ekipit jam i kënaqur”, tha Idrizi për ‘Art Sport’.