75 Mall Live Search
12:50 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Kosovari që “u shua” në moshën 25 vjeçare, u transferua në Premierligë, por Koeman e injoroi

Shani Tarashaj llogaritej si një nga kosovarët më të talentuar në futbollin evropian. Transferimi i tij te Evertoni në Premierligën Angleze kishte bërë bujë. Por, doli të ishte pikërisht skuadra angleze ajo që ia dha të praptën në karrierë.

Në janar 2016, Shani Tarashaj (25) nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me Everton në Premier League. Trajneri i atëhershëm, Roberto Martinez kishte paralajmëruar se Tarashaj do të lëvizë tifozët nga karriget me talentin e tij.

Një vit më pas, Koeman ishte ëmruar trajner i Evertonit por që as Martinez dhe as Koeman nuk ia dhanë shansin që të luaj asnjë minut kosovarit, shkruan Indeksonline.

Periudha e keqe për të filloi vitin tjetër kur ai filloi të huazohet tek disa skuadra të tjera. Tarashaj e provoi veten tek Grasshopers, Frankfurt, e Emmen, por që nuk dolën aventura të suksesshme. Për më keq, gjatë kësaj periudhe Tarashaj u përball me shumë lëndime.

Kohëve të fundit, 25 vjeçari ka patur probleme me zorrë. Tarashaj së fundi kishte shtuar shumë peshë dhe dukej se karriera e tij kishte përfunduar. Megjithatë, Tarashaj është i ri në moshë dhe ka vendosur të rikthehet fuqishëm në futboll.

Ai ka thënë se është duke punuar intenzivisht dhe është shumë optimist se do të rikthejë formën dhe forcën fizike./Indeksonline/