75 Mall Live Search
15:58 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / A. A

Ekskluzive: Lazio do ta paguajë Lirinë për Vedat Muriqin

Ka disa javë që Liria ka angazhuar juristë në çështjen e Vedat Muriqit.

Ekipi prizrenas insiston se atyre u takojnë një përqindje pas transferimit të sulmuesit kosovar te Lazio.

Pas negociatave me zyrtarët e Lazios, duket se Liria e ka fituar betejën.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që javën e ardhshme ekipi nga Roma do ta transferojë një shumë të parave në llogarinë e Lirisë, megjithëse edhe vetë prizrenasit ende nuk e dijnë saktë shumën.

Muriqi u transferua nga Fenerbahçe te Lazio për 17 milionë euro, dhe sipas rregullave të FIFA-së për çdo transferë jashtë shtetit ekipi ku ka filluar karrierën futbollisti merr përqindje të transferit.

/Indeksonline/