75 Mall Live Search
22:23 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / Blerim

Ramush Haradinaj kërkon zgjedhje të reja

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar zgjedhje të reja në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Kjo për shkak të një ngërçi politik në çështjen e postit të presidentit të shtetit.

Partia që udhëheq Haradinajn e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit.

Por, nëese nuk arrihet një marrëveshje në mes të koaliconit qeverisës LDK-AAK-Nisma, Haradinaj thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje”, është shprehur Haradinaj.

“Ne vec kemi hy në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, shtoi Haradinaj në Klan.

Kujtojmë se aktakuza e konfirmuar për Hashim Thaçin, detyroi këtë të fundit të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Ushtrues detyre i këtij posti erdhi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.