Borell pas fitores së Biden: Ditë e Madhe për Amerikën dhe Evropën

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter ka përgëzuar presidentin e ardhshëm të Amerikës, Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Borrell thotë se kjo është një ditë e madhe për Amerikën dhe për Evropën.
“Unë përgëzoj përzemërsisht Presidentin e Zgjedhur Joe Bide dhe Zëvendës Presidentin e Zgjedhur Kamala Harris. Numri rekord i votuesve të popullit amerikan tregoi vullnetin për ndryshim.
Ditë e shkëlqyer për Sh.B.A dhe Evropën, ne shpresojmë të punojmë së bashku me administratën e re për të rindërtuar partneritetin tonë”, shkroi Borrell.
Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.
Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.
I warmly congratulate President-Elect @JoeBiden and Vice President-Elect @KamalaHarris. Record voter turnout expressed will of the American people for change.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 7, 2020
Great day for US and Europe, we look forward to working together with new administration to rebuild our partnership.
Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.
Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.
Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.