75 Mall Live Search
19:04 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

A do të funksionalizohen konviktet dhe mensat e studentëve, me masa të reja?

Qeveria e Kosovës pritet që sot t’i votojë masat e reja kundër koronavirusit.

Këto janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe priten të votohen sonte nga Qeveria.

Indeksonline ka arritur të sigurojë masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Sa u përket konvikteve dhe mensave të studentëve, ato do të lejohen të funksionojnë duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Studentët janë të lejuar të hynë në komunat që gjendën në “Zonën e kuqe”, në masat e reja të propozuara.

Qeveria e Kosovës sonte do të vendosë, nëse do t’i votojë apo jo këto masa./Indeksonline/