75 Mall Live Search
21:10 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / Blerim

PDK reagon pas lajmit se Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit të një mediumi në Shqipëri, ku thuhej se nënkryetari i kësaj partie, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Në ktë reagim thuhet se intervista e tij dhën për mediumin është keqinterpretuar.

Ky është reagimi:

Nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në media se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit.

Nënkryetari Haliti konfirmon zyrtarisht se nuk ka kurrfarë ftese dhe po i vazhdon normalisht detyrat e tij partiake.