Zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës, merr pjesë edhe Mirlind Daku

Sot është zhvilluar stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës në qytetin e Durrësit para ndeshjes me Shqipërinë.

Në këtë stërvitje, vetëm 13 futbollistë morën pjesë, nesër pritet që të kompletohet e gjithë skuadra, transmeton Indeksonline.

Pjesë e kësaj stërvitje ishte edhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren A.
Lajm i mirë ishte rikthimi i Aro Muric, i cili po vuante nga një lëndim, por tashmë është rikuperuar./Indeksonline/
