75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Ferizaj:Trafikohet dhe mbetet shtatzënë, një femër me aftësi të kufizuara, arrestohen 6 persona

Në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për trafikim me njerëz.

Në Ferizaj, një person dyshohet të ketë manipuluar një femër me aftësi të kufizuara mendore, duke e trafikuar me persona të ndryshëm, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj Shkurt-nëntor 2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që ai kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të kufizuara mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është shtatzënë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/