75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

E godet një këmbësore me veturë, në Podujevë, e lënduara dërgohet në QKUK

Në orët e mëngjesit të së hënës një aksident trafiku ka ndodhur, ku një qytetar nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, transmeton IndeksOnline.

Ajo siç njofton policia ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Nga ana tjetër i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.