75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Veseli në Gjykatën Speciale: Në të gjithat pikat, deklarohem me bindje se jam plotësisht i pafajshëm

Ish- kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në paraqitjen e tij të parë para Dhomave të Specializuara, është deklaruar i pafajshëm.

Pyetjes së gjyqtarit në lidhje me 10 aktakuzat me të cilët Veseli ngarkohet, njësoj sikur ish-presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Krasniqi, se si deklarohet ai, Veseli ka thënë shkurt:

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem, me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Kadri Veseli.