Vjen reagimi i djalit të Kadri Veselit pas paraqitjes së tij në Hagë

Klestor Veseli, djali i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, ka reaguar pas paraqitjes së parë të tij në Hagë, shkruan IndeksOnline.
Ai ka shpërndarë një fotografi të babait me një deklaratë të shkëputur gjatë fjalimit të sotëm në seaancën e majtur në Hagë.
“Unë jam Kadri Veseli, kam lindur më 31 maj 1967 në Mitrovicë, SHTETI i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

Veseli është nisur drejt Hagës të enjtën vullnetarisht, i cili është i akuzuar për krime lufte në Kosovë./IndeksOnline/