75 Mall Live Search
08:28 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / C E

Rikthehen kombëtaret, sot luhet “vëllazërorja”

Sot nisin ndeshjet e kombëtareve për muajin nëntor.

Kosova luan me Shqipërinë në ndeshjen vëllazërore për t’u paraprirë dy ndeshjeve të tjera të Ligës së Kombeve.

Ndeshja luhet në “Elbasan Arena” dhe nsi në orën 16:00, shkruan Indeksonline.

Kjo është ndeshja e tretë midis dy ekipeve shqiptare që kur FFK-ja u pranua me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

Në dy ndeshjet e para, njëra ka përfunduar barazim 2-2 derisa tjetrën e ka fituar Kosova 3-0. /IndeksOnline/