Emocionuese/Në një video sheh për herë të parë babanë e tij që ishte pilot i Luftës së Dytë Botërore

Ky është momenti kur John Watts pa për herë të parë aeroplanin bombardues të fluturuar nga skuada e babait të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u bë më afër njohjes së njeriut që nuk e takoi kurrë.
John Watts u rrit pa patur asnjëherë mundësinë të takonte babanë e tij – një pilot hero i Luftës së Dytë Botërore, i cili vdiq tetë muaj para se të lindte, shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline.

Por pas viteve të kërkimit, John – tani në të 80-at e tij – gjurmoi një aeroplan bombardues i cili fluturoi në skuadriljen e babait të tij, duke e sjellë atë pak më afër tij.
Duke veshur medaljet e babait të tij dhe duke përshkruar pse donte të shihte aeroplanin, John tha: ‘Unë mendoj se lidhet me atë që babai im do të thotë për mua, si është të mos kesh baba.
‘Nuk është mjaft mbyllje, por unë kam dashur ta shoh gjithë jetën time. ‘